Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ushtarët e FSK-së ndihmojnë ekipet mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, afër kazermës “Adem Jashari”.

Në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.

Sipas një qytetari, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Fotografitë e dërguara nga qytetari tregojnë se në vendin e ngjarjes janë Policia dhe autoambulancat dhe se ekipet mjekësore po ndihmohen nga ushtarët e FSK-së.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes:

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com