Ilustrim

Aksident mes tri veturave në Podujevë, tre persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë  e këtij aksident ku janë përfshirë tri automjete, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Të lënduarit nga ky aksident janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga drejtuesit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.