Aksident mes tri veturave në autostradën Veternik-Bresje, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident në mes tri veturave që ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në autostradë, segmenti Veternik-Bresje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë segmenti Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore për kontrollin e autostradës e kanë trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi nga vendi i ngjarjes.