Aksident mes tri veturave në autostradën 'Ibrahim Rugova'

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin e rrugës Veternik – Bresje.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë marrë tre persona.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik – Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.