Aksident mes tri veturave dhe autobusit në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë

Një aksident me tri makina të përfshira ka ndodhur në rrugën Sllatinë-Fushë Kosovë, më saktësisht në fshatin Vragoli.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com ku shihen se tre vetura dhe një autobus janë aksidentuar mes vete.

Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:20.

Sipas tij, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.