Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë - Pejë, lëndohet një person (VIDEO)

Një person ka pësuar lëndime në një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Pejë.

Në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 15:00, janë përfshirë dy vetura me targa vendore dhe një me targa të huaja.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime. Deri në këto momente një person ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit për kryerjen e procedurave të nevojshme” – ka njoftuar Hoxha.