Aksident mes tri automjeteve në afërsi të Konvikteve në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në semaforët në afërsi të Konvikteve të Studentëve.

Sipas disa fotografive të arritura në KALLXO.com, në aksident janë të përfshira dy vetura dhe një autobus.

Sipas dëshmitarëve të rastit, në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe forcat e rendit dhe ambulanca.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve të tyre.

Këto janë fotografitë e aksidentit: