Foto ilustrim

Aksident mes trenit dhe një veture në Pejë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe një veture në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.