Ilustrim

Aksident mes tre veturave në Gjakovë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Dol të Komunës së Gjakovës.

Aksidenti kishte ndodhur mes tri veturave. Njëri nga tre të lënduarve, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa dy të tjerët pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.