Ilustrim

Aksident mes tre makinave në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre makinave në rrugën Ferizaj-Shtime, më saktësisht në fshatin Lloshkobare.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Kanun Veseli nga Policia Rajonale e Ferizajt.

“Në ora 18: 05 në rrugën magjistrale Ferizaj Shtime më saktësisht në fshatin Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku të përfshira ishin një kamionetë dhe dy automjete të udhëtarëve”, ka thënë Veseli.

Dy personat e lënduar, sipas Veselit, kanë marr lëndime të lehta ku pas trajtimit në qendrën mjekësore në  Ferizaj, janë liruar.

“Si pasojë e këtij aksidenti, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të tri automjetet, lëndime të lehta trupore kanë marr dy persona, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore në Ferizaj, të njëjtit janë liruar”, shtoi tutje Veseli.

Zëdhënësi i Policisë theksoi se shkak i aksidentit ishte mos mbajtja e distancës mes automjeteve.