Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Aksident mes pesë veturash në Krushë të Vogël

Një aksident ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit në mes të pesë veturave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 13:15 një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prizren – Gjakovë, në fshatin Krushë e Vogël. Në aksident janë të përfshira pesë vetura, ndërsa një person ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Osmanollaj.