Aksident mes një veture dhe një traktori në rrugën Prishtinë- Podujevë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në aksident janë të përfshirë një veturë dhe një traktor.

Aksidentin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë –Podujevë, në pjesën e fshatit Lluzhan.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, tha zëdhënësja e Policisë.