Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë, lëndohet një person (VIDEO)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në Mitrovicë.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka mbetur i lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 14:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i njëjti ka kërkuar trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e Zahitit për KALLXO.com