
Aksident mes një veture dhe një kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë, dy persona të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përfshirjes së një veture dhe një kamioni në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Vragoli.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”- ka thënë Krasniqi.
Po ashtu një aksident tjetër është raportuar edhe në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Qafës së Duhlës.
KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri më tani ata nuk kanë dhënë detaje.
Shënim: Aritkullit i janë shtuar detaje edhe nga një aksident tjetër që ka ndodhur në Qafë të Duhlës