Aksident mes një veture dhe një kamioni në Komoran, vdes një person

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit.

Sipas policisë, njësitet relevante po merren me rastin.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore” – thuhet në njoftim.