Aksident mes një veture dhe një kamioni në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin në fshatin Duhël të Suharekës.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se i lënduari është përcjellë në Emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16:10 në autostradën” Ibrahim Rugova” në kilometrin e  34-të, Suharekë-Duhël, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Një person  është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencë në Prizren për trajtim mjeksor” – tha Hoxha.