Aksident mes një veture dhe një kamioni në autostradën "Ibrahim Rugova"

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak orëve në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin në Duhël të Suharekës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit, si pasojë e këtij aksidenti një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Krasniqi ka thënë se lidhur me këtë aksident Policia është njoftuar rreth orës 18:00 dhe se njësitet policore janë duke e trajtuar ngjarjen.