Ilustrim

Aksident mes një veture dhe një biçiklisti në Besi

Në fshatin Besi të komunës së Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklete.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se ka edhe të lënduar në këtë aksident.

“Në Besi është raportuar një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet dhe një biçiklist janë përfshirë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka treguar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është informuar ambulanca.

“Njësitet relevante të policisë së trafikut janë marrë me rastin”, ka deklaruar Hoxha.