Prizreni. Foto: KALLXO.com

Aksident mes një veture dhe një biçiklete në Prizren

Një aksident mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti raportohet se ka ndodhur në rrugën “Shkronjat” rreth orës 11:05.