Foto-ilustrim

Aksident mes një veture dhe autobusit urban në Prishtinë (FOTO)

Para pak minutash afër parkut të Gërmisë në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi të Trafikut Urban.

Vetura e aksidentuar është e tipit ‘Golf 2’ kurse autobusi është i linjës 4.

Sipas qytetarit i cili e ka dërguar fotografinë e aksidentit në KALLXO.com, Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Më poshtë gjeni fotografinë nga vendi i ngjarjes.

Foto: Kallxo.com