Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe dy veturave ka ndodhur sot, më 27.11.2024, rreth orës 11:00 , në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merren njësiti i trafikut.