Aksident mes katër veturave në Podujevë, një shofer dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 janar në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave civile.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa tjetri është liruar.

“Me vendim të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet tutje në njoftim të policisë.