Aksident mes kamionit dhe veturës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, segmenti Gjurgjicë – Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident, që ka ndodhur rreth orës 17:00, ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka treguar se ky aksident ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Njësitë e nevojshme policore për kontrolle në autostradë kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme. Kërkojmë nga vozitësit të jenë vigjilent gjatë vozitjes, posaçërisht gjatë kësaj kohe kur kemi reshje atmosferike ku paraqiten vështirësi në qarkullim nëpër rrugët e vendit”, ka thënë ai.

Ndërsa një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com këtë foto nga vendi i ngjarjes.