Aksident mes kamionit dhe dy veturave, pesë të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut mes një kamioni dhe dy veturave, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 13:30 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën për Shqipëri (dalja Malishevë). Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Bajrami për KALLXO.com.

Sipas Krasniqit, njësia e trafikut është marrë me aksidentin.