Ilustrim

Aksident mes furgonit e motoçikletës në rrugën Prishtinë-Podujevë

Sot rreth orës 17, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Një automjet dhe një motiçikletë janë aksidentuar nga ku lëndime kanë marrë edhe motoçiklisti edhe vozitësi i furgonit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti-Haziraj.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht ne fshatin Sibovc ka ndodhur një aksident  trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Të dy janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë Ahmeti.