Foto: Ilustrim

Aksident mes dy veturave në rrugën Shtime-Lipjan

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” që të shpien nga Shtimja në Lipjan.

Një person ka pranuar tretman mjekësor ndërsa aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt.

“Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehta ka marr një person i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Shtime”, ka thënë Veseli.