Ilustrim

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë - Mitrovicë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për KALLXO.com ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime” – ka bërë të ditur Zahiti.