Ilustrim

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:45.