
Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë - Podujevë, lëndohen 6 persona
25.3.2023 - 21:49
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër tunelit të parë; në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit, gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime” – ka thënë Zahiti për KALLXO.com.