Foto: Ilustrim

Aksident mes dy veturave në Prishtinë (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në mes dy veturave afër Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Në redaksinë e KALLXO.com është dërguar një video ku shihet se Policia e Kosovës dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka tentuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë aksident por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, të njëjtit nuk janë përgjigjur.