Aksident mes dy veturave në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak minutash në afërsi të semaforëve te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Qytetarët kanë dërguar fotografi të këtij aksidentë në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet se njëra nga veturat ka humbur drejtimin dhe ka hyrë në një objekt që është duke u ndërtuar.

Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore.