Aksident mes dy veturave dhe një kamioni

Një aksident trafiku mes dy veturave dhe një kamioni me targa të Serbisë, ka ndodhur dje në autostradën Duhël – Suharekë.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tri gra të cilat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin janë arrestuar drejtuesi i kamionit, i dyshuari nga Serbia dhe drejtuesi i njërës veturë civile, i nacionalitetit shqiptar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari nga Serbia pas intervistës dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.