Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë - Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Rasti është konfirmuar për KALLXO.com nga ana e Policisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.