
Policia e Kosovës
Aksident mes dy automjeteve në Prishtinë - FOTO
03.6.2023 - 18:02
Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur tek Bulevardi “Bill Klinton” në Prishtinë.
Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihen automjetet e dëmtuara.
Në vendin e ngjarjes janë Policia e Kosovës dhe Emergjenca.
KALLXO.com ka dërguar pyetje në Polici për të kuptuar më shumë informacione rreth aksidentit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.