Aksident mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë disa vetura, ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në pjesën në lagjen Veternik të kryeqytetit.

Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar shihet se në këtë aksident ka të lënduar.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë e Policisë.

KALLXO.com ka kërkuar nga Policia detaje për këtë aksident por ende nuk ka marrë përgjigje.