Foto: Ilustrim

Aksident mes autobusit dhe veturës së policisë, lëndohen katër persona

Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një aksident në mes të një autobusi dhe një veture të policisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona ku dy prej tyre janë zyrtarë policorë.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes.