Pamje nga aksidenti ne Strellc-Deçan. Foto: KALLXO.com.

Aksident mes 3 veturave në Strellc

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Strellc të Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa një person është lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndohur rreth orës 19:00 dhe janë përfshirë tri vetura, kurse një person ka pësuar lëndime dhe në vend ngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës” – ka thënë Gashi.

Pamje nga aksidenti ne Strellc-Deçan. Foto: KALLXO.com.