Foto: Ilustrim

Aksident mes 3 veturave, lëndohen 7 persona

Dje rreth orës 14:00 të mesdite, në rrugën Xërxe – Rahovec ka ndodhur një aksident në mes të tre veturave.

Sipas njoftimit të Policisë ngasësit kanë qenë dy meshkuj dhe një femër.

Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë lëshuar për në shtëpi.