Foto-ilustrim

Aksident mes 3 veturash në rrugën Prishtinë- Gjilan (FOTO)

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot pasdite në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Ne aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit  4 persona kane marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për KALLXO.com Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

Një qytetar e ka dërguar këtë foto nga vendi i aksidentit.