Ilustrim

Aksident me të lënduar në Skenderaj

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Llaushë të Komunës së Skenderajt.

Në këtë aksident kanë qenë të pëfshira dy vetura.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë njëri prej vozitësve dhe një pasagjer.

Të dy të lënduarit, ndihmën e parë mjekësor e kanë marrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kurse për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Policia ka njoftuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.