Foto Ilustrim

Aksident me të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Ju njoftojmë se më 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur “Kulina” në Lupë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me këndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dal në vendngjarje. Njësiti i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun”,, thuhet në fund të njoftimit të forcave të rendit.