Foto-ilustrim

Aksident me të lënduar në rrugën Mitrovicë- Bajgorë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë.

Policia Rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar rastin.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në pjesën e rrugës në Stantërg.

“Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha për KALLXO.com Avni Zahiti.