Aksident me të lënduar në Lipjan

Sot rreth orës 17:20, në Lipjan ka ndodhur një vet aksident trafiku me të lënduar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetura ishte vetë-aksidentuar, ndërsa një grua është lënduar.

“Rreth orës 17:20, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në Lipjan, ku është lënduar një person. E lënduara (femër) është dërguar për tretman mjekësorë. Aktualisht hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke hetuar rrrethanët se si ka ardhe deri te ky aksident”, ka thënë Florie Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Rajonit të Prishtinës për Kallxo.com.