Aksident me të lënduar në Drenas

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në Drenas përkatësisht në fshatin Poklek i Ri.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin rtv21.tv se në aksident janë përfshirë tri automjete në lëvizje.

“Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./21Media