Aksident me të lënduar në “Breg të Diellit”

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në lagjen “Bregu i Diellit”.

Një person ka mbetur i lënduar nga aksidenti.

Sipas disa fotografive të dërguara në KALLXO.com shihen dy vetura të përplasura me njëra-tjetrën.

Qytetari që ka dërguar fotografitë në KALLXO.com ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me komandantin e Trafikut, Milaim Fejzullahu.

“Po, një aksident ka ndodhur mes dy veturave në lagjen “Bregu i Diellit”. Një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e manovrimit të pasigurt të njërës nga veturat”, tha Fejzullahu për KALLXO.com.