Aksident me të lënduar mes autobusit dhe veturës në rrugën Prishtinë- Ferizaj

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në zonën te fshati Sllovi i Lipjanit.

Një qytetar ka treguar se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Dyshohet se të lënduar janë shoferi i autobusit dhe i veturës.

Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes janë Policia dhe autoambulanca.

Kjo është foto e dërguar nga qytetari në adresë të KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Foto: KALLXO.com