Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Aksident me katër të lënduar në fshatin Zakut

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku me katër të lënduar në rrugën Kërpimeh-Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com së në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Kërpimeh -Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka konfirmuar Ahmeti.