Aksident - Foto: KALLXO.com

Aksident me fatalitet në veri të Mitrovicës - FOTO

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot gjatë ditës në veri të Mitrovicës.

KALLXO.com mëson se menjëherë pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes shumë shpejt kanë shkuar njësitë e Policisë dhe ekipi mjekësor.

Burime të KALLXO.com thonë se aksidenti ka përfunduar me fatalitet.

Fotot e siguruara nga KALLXO.com tregojnë dëmtimin e dy veturave, njëra prej të cilave është rrokullisur pas përplasjes me veturën tjetër.

Në foto shihen edhe Policia dhe Emergjenca.

Lidhur me rastin, KALLXO.com i ka dërguar pyetje Policisë së Rajonit të Mitrovicës Veriore por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.