Foto: Ilustrim

Aksident me fatalitet në Strezovc të Kamenicës, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Strezovc të Kamenicës.

Sipas Policisë së Kososovës në aksident është përfshirë një motoçiklete dhe një biçiklete.

Si pasojë e të cilit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit, pas dërgimit në QKUK, ekipi ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në raportin policor thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është në procedurë hetimore.