Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë- Podujevë

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në ora 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Këtë rast për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit.

“Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e këmbësorit të gjinisë mashkullore”, ka thënë Bajram Krasniqi.

Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje./21Media